Liga e Kampionëve: Tottenham merr një lajm të madh para finales me Liverpool

Skuadra e Tottenham Hotspur ka pranuar një lajm të madh nga UEFA, para ndeshjes finale në Ligën e Kampionëve, të cilën e luan kundër Liverpool.

Sport

17/05/2019 16:48

Trajneri i Spurs, Mauricio Pochettino, rrezikonte të dënohej, pasi kishte tejkaluar vijat e limituara për trajnerët, gjatë ndeshjes gjysmëfinale, kundër Ajax Amsterdam, por një gjë e tillë nuk do të ndodh, raporton ‘BBC’, transmeton lajmi.net.

Gjithsesi, skuadra e Tottenham nuk ka shpëtuar pa u dënuar, pasi skuadra është dënuar me 10 mijë euro.

Gjithashtu, ata janë dënuar edhe me 5 mijë euro për problemet me fushën në çerekfinalen kundër Man City.

Finalja kundër Liverpool do të jetë e para në historinë e skuadrës, pas një ndeshje të kthimit spektakolare kundër Ajax. /Lajmi.net/