Liga e Kampionëve në sezonin e ardhshëm nëse ligat do të përfundonin tani

UEFA ka shtyrë përfundimin e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës këtë sezon.

Sport

28/03/2020 12:35

Shtyrje ka pasur edhe në kampionatet e Evropës, të cilat parashihen të përfundojnë më së largu deri në 30 qershor.

Por, nuk dihet nëse këto liga do të rinisin, shkaku i përhapjes së koronavirusit në Evropë.

Nëse ato do të përfundonin tash, me renditjet aktuale, emrat e 24 skuadrave që do të siguronin fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve do të dihen.

Gjysma e këtyre skuadrave do të ishin sërish pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve, duke përjashtuar Atletico Madridin, Napolin dhe Lyon.

Katër ligat kryesore do të përfaqësoheshin me nga katër ekipe, dy ekipe do të shkonin nga Franca dhe Rusia, dhe nga një nga belgët, portugezët, rusët, turqit dhe ukrainasit.

Gjithsej 24 ekipe do t’i kishin vendet e siguruara, dhe tetë tjera do të vinin nga kualifikimet.

Angli: Liverpool, Man City, Leicester City, Chelsea

Itali: Juventus, Lazio, Inter, Atalanta

Spanjë: Barcelona, Real Madrid, Sevilla, Real Sociedad

Gjermani: Bayern Munich, Dortmund, RB Leipzig, Borussia Monchengladbach

Francë: PSG, Marseille

Rusi: Zenit, Lokomotiva e Moskës

Belgjikë: Club Brugge

Portugali: Porto

Turqi:  Trabzonspor

Ukrainë: Shakhtar Donetsk

/Lajmi.net/