Liga e Kampionëve, Feronikeli mëson kundërshtarët në raundin preleminar
Feronikeli u kurorëzua me titullin kampion të Kosovës javën e kaluar, çka nënkupton se do të marrë pjesë në fazën parakualifikuese të Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori.

Sport
Skuadra nga Drenasi e fitoi për herë të tretë Superligën e Kosovës, por dy herët e kaluara Kosova nuk ishte anëtare e UEFA-s.
Ashtu siç ishte njoftuar nga UEFA më parë, faza parakualifikuese e Ligës së Kampionëve do të luhet në stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’ në Prishtinë, që do të jetë një ndihmesë e madhe për ekipin e Zekirja Ramadanit, shkruan lajmi.net.
Kampioni i ri i Kosovës është njoftuar me tre kundërshtarët e mundshëm, pasi në këtë fazë marrin pjesë 4 ekipe, nga kampionatet që kanë koeficientët më të ulët.
Santa Colomna si kampion i Andorrës, Lincoln Red si kampion i Gjibraltarit, Tre Penne si kampion i San Marinos bashkë me Feronikelin do të jenë pjesë e kësaj faze.
Në raundin parakualifikues skuadrat ndahen në dy vazo, teksa më pas luhet gjysmëfinalja dhe finalja.
Fituesi i këtij raundi luan në rrethin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve, ndërsa humbësit do të përfundojnë në raundin e dytë kualifikues të Europa Ligës.
Ndeshjet gjysmëfinale zhvillohen më 25 qershor, ndërsa finalja luhet më 28 qershor. /Lajmi.net/
These will be the 3 teams who will participate with us in the @ChampionsLeague #Preliminary Round: @SantaColomaHubb @SPTrePenne & hosts @KF_Feronikeli_1 2 semi-finals will be played on the 25th June with the winners playing the final on the 28th June. pic.twitter.com/BXk8ynPkfc
— Lincoln Red Imps FC (@LincolnRedImps) May 26, 2019