Lichtsteiner transferohet në Premierligë
Stephan Lichtsteiner mund të transferohet në Premierligë
Sport
Mbrojtësi zviceran ka konfirmuar largimin nga Juventusi, pas përfundimit të sezonit ku u shpallën kampion për të shtatën herë në shtatë vitet e fundit.
34 vjeçari ka hedhur poshtë spekulimet që e lidhnin me një kalim në Gjermani te Borussia Dortmund.
Mediet në Angli raportojnë se në garë për të nënshkruar me Lichtseiner ka hyrë Arsenali, i cili mund të kompletojë këtë transferim para fillimit të Kupës së Botës./Lajmi.net/