Lexus LIT IS i mbuluar nga dritat, pjesë e videos së re të Dua Lipës (Video)

Dua Lipa e ka publikuar klipin e dytë të këngës “Be The One”, pas suksesit të videos së parë që ka marrë miliona klikime.

ShowBiz

12/12/2016 22:46

Mirëpo, ky lajm nuk është përhapur vetëm në magazinat e kultures dhe artit, por edhe në mediet që merren me automobilizëm, transmeton Telegrafi.

Kjo ndodhi për faktin se në video është përfshirë edhe makina e mahnitshme nga Lexus, që është e mbuluar me 41,999 drita LED.

Pos që e ndriçojnë sipërfaqen e jashtme të veturës, këto drita sinkronizohen edhe me muzikën, si dhe komandohen nga larg duke dhënë pamje të ndryshme.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni se si duket modeli LIT IS që ndriçohet dhe ndryshon ngjyrat varësisht nga momenti.

YouTube player