Lexus dëshmon precizitetin e makinave, duke lëvizur në hapësira delikate (Video)

Prodhuesi japonez i njohur për makinat me luks të lartë dhe shumë të qëndrueshme, del se krijon edhe vetura shumë precize.

Auto & Tek

01/05/2017 00:40

Për të treguar se sa me lehtësi zënë kthesat dhe nuk devijojnë nga shtegu i parashikuar, modelet GS F, RC F dhe LC 500 janë vozitur në një dyqan të stolive kineze, transmeton Telegrafi.

Filmimi i postuar më poshtë, tregon modelet teksa kalojnë pak centimetra larg rafteve nga xhami, duke mos i prekur aspak.

“Përformaca e lartë e Lexus lë shenja” është përshkruar në fund rasti, shkaku i vijave që kanë lënë rrotat në dysheme.

YouTube player