Lewandowski përsëri, Bayerni merr sërish avantazhin

Bayerni ka rikthyer edhe një herë rezultatin në sfidën që është duke e zhvilluar ndaj Dortmundit.

Sport

04/12/2021 20:10

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski ka realizuar golin e dytë personal në këtë ballafaqim dhe të tretin për skuadrën në rezultatin momental 3-2 për ‘bavarezët’.

Goli i Lewandowskit erdhi nga pika e penalltisë në të cilën polaku u tregua i saktë.

Për të parë golin e dytë të Lewandoskit klikoni këtu – VIDEO

Ky është goli i 26-të i Lewandoskit në 25 paraqitje ndaj ish-skuadrës së tij. /Lajmi.net/