Lewandowski: Kur Barça më thirri, nuk mendova dy herë

Robert Lewandowski ka folur në lidhje me transferimin e tij te Barcelona. Lewandowski ishte dëshira më e madhe për merkaton e verë te klubi i Barcelonës. Për të marrë shërbimet e yllit polak, ekipit katalanas iu desh të mundohej shumë. Pavarësisht asaj, ata arritën që transferimi i tij të ndodh, përcjell lajmi.net. Puna e madhe…

Sport

03/10/2022 10:25

Robert Lewandowski ka folur në lidhje me transferimin e tij te Barcelona.

Lewandowski ishte dëshira më e madhe për merkaton e verë te klubi i Barcelonës.

Për të marrë shërbimet e yllit polak, ekipit katalanas iu desh të mundohej shumë.

Pavarësisht asaj, ata arritën që transferimi i tij të ndodh, përcjell lajmi.net.

Puna e madhe e Barçës për të marrë atë në ekip duket se po shpërblehet, kjo pasi polaku ka 12 gola dhe dy asistime në nëntë ndeshje me ekipin e tij të ri.

Së fundmi në një intervistë, sulmuesi tha se kur Barça e telefonoi, ai nuk mendoi dy herë.

“Real Madridi ishte interesuar për mua në disa raste, por kur Barcelona më thirri, nuk u mendova dy herë. E dija që klubi nuk ishte në momentin më të mirë, por gjithmonë kam menduar për të ardhmen. Barcelona do të jetë sërish ndër më të mëdhenjtë”, tha Lewa.

Transferimi i tij në ‘Spotify Camp Nou’ po del të jetë mjaft i mirë për ekipin./Lajmi.net/