‘Lewandowski’ i Kosovës drejt transferimit në Rapid Bucuresti

Sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani pritet të vazhdojë karrierën në Rumani. Rrahmani tash e një kohë po tregon vetën në Superligën e Kosovës, andaj mundi i tij pritet të shpërblehet. Mediumet e shumta rumune kanë shkruar se tashmë është arritur marrëveshja që sulmuesi kosovar të transferohet te Rapid Bucuresti. E përditshmja “fanatik.ro” ka shkruar se…

Sport

31/07/2023 13:15

Sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani pritet të vazhdojë karrierën në Rumani.

Rrahmani tash e një kohë po tregon vetën në Superligën e Kosovës, andaj mundi i tij pritet të shpërblehet.

Mediumet e shumta rumune kanë shkruar se tashmë është arritur marrëveshja që sulmuesi kosovar të transferohet te Rapid Bucuresti.

E përditshmja “fanatik.ro” ka shkruar se Rapidi do të paguajë rreth 600 mijë euro për transferimin e Rrahmanit nga Ballkani.

Vlen të përmendet që Rapidi në kampionatin e kaluar zuri vendin e pestë në Rumani./Lajmi.net/