Lewandowski ‘dështon’, tifozët shpallin lojtarin më të mirë
Erling Haaland është shpallur lojtari më i mirë në Bundesliga, përkundër sezonit fantastik që zhvilloi Robert Lewandwski.
Sport
Polaku zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm, duke shënuar 41 gola dhe kësisoj theu rekordin e vendosur nga Gerd Muller për më së shumti gola në një sezon në Bundesliga, raporton lajmi.net.
Përkundër gjithë këtyre gjërave, Lewandowski nuk arriti që të shpallet futbollisti më i mirë i sezonit në Bundesligë nga tifozët.
Për këtë çmim, ata votuan talentin e Dortmundit, Erling Haalaand që pati gjithashtu sezon të jashtëzakonshëm.
Në 28 ndeshje të luajtura këtë edicion në Bundesligë, Haaland shënoi 27 gola dhe dhuroi tetë asiste./Lajmi.net/