Leverkusen nuk heq dorë nga Schick – lojtari ka kontratë deri në vitin 2025
Skuadra e Bayer Leverkusen nuk do ta lëshojë Patrik Schick gjatë kësaj vere.
Sport
Sulmuesi çek, Patrik Shick ka tërhequr vëmendje të madhe pas paraqitjeve të tij të mira me fanellën e Leverkusen.
Shumë skuadra e shihnin lojtarin si opsion për merkaton e verës, por shpresat e tyre i ka hedhur poshtë shefi ekzekutiv i Bayer Leverkusen, Fernando Carro.
“Ne nuk do ta shesim Patrik Schick”, ka thënë Carro, transmeton lajmi.net. “Nuk ka nevojë të flasim për këtë”, shtoi ai.
Schick ka kontratë valide me skuadrën e Bayer Leverkusen deri në vitin 2025.
Lojtari çek dështoi me kombëtaren e tij për të kapur biletën për Kupën e Botës, kur gjatë kësaj jave u mposht nga Suedia. /Lajmi.net/