Leutrim Rexhepi largohet nga Drita – i bashkohet Ferizajt
Portieri Leutrim Rexhepi është larguar nga Drita, pas pesë vitesh qëndrim të klubi gjilanas, për t’iu bashkuar skuadrës së Ferizajt.

Sport
Lajmin për largimin e Rexhepit e konfirmoi skuadra e Dritës, përmes një njoftimi, ku ndër të tjera e falënderoi lojtarin për kontributin e dhënë gjatë kësaj kohe, transmeton lajmi.net.
28-vjeçari është pjesë e ish-kampionëve të Kosovës që nga viti 2017, ku luajti 66 ndeshje.
Gjatë këtij sezoni ai u paraqit vetëm pesë herë në Superligë.
Skuadra e re e portierit do të jetë ajo e Ferizajt që tashmë i ka uruar mirëseardhje atij. /Lajmi.net/