Letra që duhej lexohej pas 10 vjetësh

16:55 | 17 Janar 2014

Vogelushja

Një letër prekëse e shkruar nga 12 vjeçarja për vetveten kur të bëhej 22 vjeçe, është publikuar ‘online’ nga prindërit e saj, pasi ajo vdiq papritmas nga komplikimet që kanë të bëjnë me ‘Pneumonian’. Taylor Smith, nga Johnson City, Tennessee, ndërroi jetë më 5 janar, duke i lënë prapa nënën, babanë dhe një vëlla më […]

Një letër prekëse e shkruar nga 12 vjeçarja për vetveten kur të bëhej 22 vjeçe, është publikuar ‘online’ nga prindërit e saj, pasi ajo vdiq papritmas nga komplikimet që kanë të bëjnë me ‘Pneumonian’.

Taylor Smith, nga Johnson City, Tennessee, ndërroi jetë më 5 janar, duke i lënë prapa nënën, babanë dhe një vëlla më të madh. Mary Ellen e Tim Smith e zbuluan letrën, pasi ishin duke i shikuar kutitë në dhomën e vajzës. Brenda një zarfi shkruante: “Të hapet nga Taylor Smith më 13 prill 2023”.

Në këtë letër, të cilën e ka shpërndarë në Facebook zotëri Smith, Taylor e inkurajonte veten që në moshën 22 vjeçare të vazhdojë të punojë fort për t’i arritur qëllimet dhe duke e uruar për diplomimin.

Letra fillon: “E dashura Taylor, si është jeta? Jeta është thjeshtë e bukur 10 vjet nga e kaluara juaj. Urime për përfundimin e shkollës së mesme, nëse nuk e ke bërë këtë, kthehu prapa dhe mundohu, kryeje atë. A e ke vendin tënd? Nëse je në kolegj, çfarë je duke studiuar? Për momentin, unë dua të jem avokate”, kishte shkruar ajo.

– “Duhet t’i lexosh fjalët e diturisë. A ke qenë në Dollyëood së fundmi? Për momentin, atraksioni më i ri i tyre është ‘Shqiponja e Egër’. Është mjaft zbavitëse”.

–  “Kujtoje, ka 10 vjet që e kam shkruar këtë. Kanë ndodhur të mira dhe të këqija, kjo është se si funksionon jeta dhe duhet të pajtohesh me këtë”.

Letra po ashtu përfshin diagramin e një iPad, për t’ua treguar fëmijëve të saj, nëse në atë kohë do të kishte. “Mos harro t’ju tregosh fëmijëve se ne jemi më të vjetër se tableta. Unë kam shkruar edhe në iPad, kështu që mund t’jua tregosh atyre”.

Kurse, zotëri Smith për NBC tha: “Vetëm dua që njerëzit ta dinë se sa person i mrekullueshëm ishte. Ndërsa, nëna e Taylor theksoi: “Ne kemi marrë shumë letra nga prindërit, të cilët na thanë se kjo i inkurajoi ata që t’i duan më shumë fëmijët dhe të duhen më shumë njëri me tjetrin. Unë nuk mund ta ringjallë atë fizikisht, e as ta kthej përsëri këtu, por i jam shumë mirënjohëse që njerëzit janë inspiruar nga historia e saj”, përfundoi nëna e vajzës.