Lëshohet alarmi, “Vëllai i madh” tronditë banorët me vendimin

Prej kohësh, banorët e BBVK janë treguar të shkujdesur për sa i përket rregullave. Ata janë parë të flasin me mikrofon, të mos respektojnë rregullat dhe thirrjet e Vëllait të Madh. Një pjesë e tyre, sidomos Aurora, kanë dhënë informacion nga jashtë. E për shkak të sjelljeve të përsëritura, masat kanë qenë të pashmangshme. Alarmi…

ShowBiz

04/02/2026 21:44

Prej kohësh, banorët e BBVK janë treguar të shkujdesur për sa i përket rregullave.

Ata janë parë të flasin me mikrofon, të mos respektojnë rregullat dhe thirrjet e Vëllait të Madh. Një pjesë e tyre, sidomos Aurora, kanë dhënë informacion nga jashtë.

E për shkak të sjelljeve të përsëritura, masat kanë qenë të pashmangshme. Alarmi në shtëpi e ka zbritur çmimin e madh për 10,000 euro duke e çuar atë në 159,000 euro.

Vërejtja e Vëllait të Madh specifikisht i drejtohej tre banorëve, Londrimit, Elijonës dhe Klodit për shkeljen e rregullave dhe u shoqërua me paralajmërimin se nëse ndodh sërish, dënimi do të jetë më i rëndë.