Lescott: Foden mund të jetë lojtari më i mirë anglez i të gjitha kohërave

Ish-mbrojtësi i Manchester City, Joleon Lescott nuk ka kursyer lëvdatat për Phil Foden.

Sport

06/04/2022 12:48

Foden ishte ai që bëri diferencën mbrëmë, me një super asistim të dhënë për mesfushorin belg, Kevin De Bruyne.

Anglezi ndryshoi dinamikën e lojës pas inkuadrimit të tij në fushë dhe pas ndeshjes kishte shumë lëvdata për të.

Për ish-mbrojtësin e Man City, Lescott, Foden mund të jetë lojtari anglez më i mirë i të gjitha kohërave.

“Nëse vazhdon në këtë nivel, ai do të përfundojë si lojtari anglez më i mirë i të gjitha kohërave”, ka thënë Lescott, transmeton lajmi.net.

21 vjeçari ka fituar tashmë 10 trofe me skuadrën e Man City, përfshirë tri Premier League. /Lajmi.net/