“L’Equipe” zbulon formacionin e Shqipërisë, ka shumë befasi

Gazeta franceze “L'equipe” ka publikuar formacionet dhe skemat e shqiptarëve dhe rumunëve që do të përballen sot në ora 21:00.

Sport

19/06/2016 17:22

Te kuqezinjtë tanë gazeta franceze e sheh në formacionin bazë kapitenin Lorik Cana, ndërkohë që nga minuta e parë mesa duket do të ketë vend edhe për Kacen që pritet të zëvendësojë Kukelin e pezulluar, shkruan “Albeu’.

Ndryshime sipas të përditshmes më të madhe sportive franceze do të ketë edhe në sulm, teksa Cikalleshi mund të zërë vendin e Sadikut.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.