L’Equipe e konfirmon: Benzema do të jetë në Euro 2020

Gjatë ditëve të fundit tema kryesore në kombëtaren franceze ka qenë emri i Karim Benzema.

Sport

18/05/2021 17:33

Benzema ishte përfshirë në një aferë me lojtarin Valbuena, gjë që e kishte lënë edhe jashtë kombëtares së Francës, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, forma e tij e shkëlqyeshme ka ndikuar që ai përsëri të jetë njëri nga lojtarët më të diskutuar këtë edicion.

Mediumi spanjoll, L’Equipe, raporton se Benzema do të ftohet nga Franca në Kampionatin Evropian.

“Trajneri, Dider Deschamps beson se forma e Karim është e pabesueshme, dhe ai do ta bëjë skuadrën shumë më të mirë”, thuhet nga L’Equipe.

Rikthimi i Benzmeas në kombëtare pritet të bëhet më 2 qershor, kur Franca luan ndaj Uellsit në ndeshje miqësore./Lajmi.net/