Leonora: Artistët janë në minus nëse realizojnë album
Këngëtarja Leonora Jakupi ishte ftuar në emisionin 'Mirage' këtë të premte.
ShowBiz
Leonora foli për karrierën e saj, projektet që ka në plan t’i sjell së shpejti si dhe për jetën private.
Këngëtarja është tash e disa vite në skenë, duke i rezistuar kohës ajo shpesh cilësohet edhe si “Diva e estrdës shqiptare”.
Duke u fokusuar tek muzika, Leonora tregoi edhe për atë se kur planifikon ta lansojë albumin të cilin e ka paralajmëruar kohë më parë.
Në këtë rast, Leonora tregoi se përse artistët sot janë në minus nëse realizojnë një album dhe nëse kjo gjë qëndron kështu përse ajo planifikon publikimin e një albumi.
Për më shumë mund të mësoni nëse klikoni linkun e mëposhtëm ku gjendet intervista e Leonorës, ndërsa nga minuta 1:34 mund të mësoni detajet rreth asaj çka tha për çështjen e albumeve. /Lajmi.net/