Leonardo: Nuk na pëlqeu oferta e Realit, Mbappe nuk largohet në verë

21:15 | 14 Shtator 2021

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo është optimist se sulmuesi Kylian Mbappe do rinovojë kontratën.

Francezi u kërkua nga Real Madrid, por skuadra e PSG-së, refuzoi rreth 180 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Leonardo së fundmi ka folur për Mbappe, ku theksoi se klubit nuk i ka pëlqyer mënyra si u mundua Reali ta transferojë fituesin e Kupës së Botës, derisa as oferta nuk ka qenë çfarë prisnin.

“Nuk mendoj se do organizojmë një afat veror për sezon, dy, tre ose katër muaj dhe të ndryshojmë planet në javën e fundit ashtu”.

“Fakti është që mbeten vetëm lajmet se mund të ndodh. Nuk menduam të bëjmë asnjë gjë pa të. E dini historinë. Sinqerisht, ne nuk ishim të lumtur me qëndrimin e Real Madridit”.

“Reali erdhi në javën e fundit të afatit veror dhe nisi bisedimet për njërin nga lojtarët më të mirë në botë, nuk na pëlqeu. Nuk e konsideruam se oferta ishte e mjaftueshme, ngase ishte më pak sesa paguam”.

“Oferta e Realit për Mbappe nuk ishte e mjaftueshme dhe nuk kishte oferta të tjera. Nuk e imagjinojmë të ardhmen pa të, nuk e shoh që largohet në fund të sezonit”.

“Mbappe përfaqëson shumë gjëra. Të gjithë e pëlqejnë atë. Lojtari është i madh. Dhe pastaj mendo Messi, Neymar dhe Mbappe. Kjo nuk është diçka për vetëm një vit. Është diçka që duam të kemi eksperiencë dhe do provojmë gjithçka”, deklaroi ai.

Ndërkohë, nëse Mbappe refuzon rinovimin prapë, atëherë ka të drejtë në janar të nënshkruajë parakontratë me klubin madrilen./Lajmi.net/