Leonardo këmbëngul: S’ka oferta për Neymarin

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo ka insistuar që "asgjë nuk ka ndryshuar" në lidhje me sagën e transferimit në vazhdim që përfshin Neymarin.

Sport

22/07/2019 08:58

Ylli brazilian ka qenë i lidhur me një kthim te Barcelona, vetëm dy vjet pas largimit nga klubi katalanas për t’u bashkuar me ekipin e tij aktual për një shumë rreth 222 milionë eurove, më e shtrenjta në histori.

Raportimet e fundit treguan se Barcelona  ka kontaktuar klubin paresien mbi një lëvizje për Neymar, por Leonardo theksoi se asnjë ofertë konkrete nuk është bërë për 27-vjeçarin, përcjell lajmi.net.

Leonardo i tha Sky Sports: ”Nuk ka ndryshuar asgjë, asgjë fare. Nuk ka oferta konkrete për Neymar. Ai ka një kontratë me ne dhe është lojtari ynë”.

”Unë përsëris, nuk ka ofertë konkrete. Ka qenë e njëjta situatë për 10 ditë”.

Ndërkohë trajneri Thomas Tuchel ka thënë se kjo punë është mes lojtarit dhe klubit. /Lajmi.net/