Lenovo sjell laptopin Yoga 510 në dy madhësi (FOTO)

Lenovo ka prezantuar dy modele të reja laptopësh të linjës së saj Yoga, YOGA 510 dhe YOGA 710. Të dyja pajisjet janë të ngjashme, por në fakt sjellin karakteristika të ndryshme, duke lavdëruar në veçanti pak më shumë YOGA 510, i cili sjell një jetëgjatësi, sa i përket baterisë deri në 8.5 orë.

Auto & Tek

23/02/2016 00:15

Yoga 510 krenohet me baterinë e saj e cila ka pësuar një rritje prej 50 përqind dhe vjen së bashku me një dizajn të ri e të lehtë dhe me fleksibilitetin që e karakterizon të gjithë linjën e produkteve Yoga. Në brendësi gjendet proçesori i gjeneratës së 6 Intel Core i7 ku krahas tij ndodhet një GPU AMD Radeon R7 M460 dhe një ekran 14 ose 15-inch FullHD me rezolucion 1920 x 1080.

Lenovo-Yoga-510_4

Laptopi sjell 1TB hapësirë në disk dhe 8GB RAM DDR4. Karakteristika të tjera përfshijnë dy altoparlant nga Harmon Kardon, dhe një Webcam 1MP. Lidhshmëria përfshin WiFi, Bluetooth 4.1, dhe Giga LAN. Portat, më në fund, përfshijnë dy USB 3.0, USB 2.0, lexues kartash, një portë kufjesh, dhe HDMI./lajmi.net