Lëndohet Vrioni, operohet nesër

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë dhe Juventusit, Giacomo Vrioni është lënduar sot në stërvitje me kampionin italian.

Sport

27/11/2020 20:02

22 vjeçari pësoi një ndrydhje në kyçin e këmbës së djathtë dhe do t’i nënshtrohet operimit nesër.

Vrioni luan për Kombëtaren e Shqipërisë U-23, por kohëve të fundit është ftuar edhe në ekipin e parë nga trajneri Edi Reja.

Shqiptari i lindur në Itali ka bërë vetëm dy paraqitje për ‘Bianconerët’ dhe më parë ishte huazuar tek skuadra Citadella./Lajmi.net/