Lëndohet Tomiyasu – humbet fillimin e sezonit
Takehiro Tomiyasu është lënduar sërish dhe do ta humbasë fillimin e sezonit. Lojtari së fundi ishte grumbulluar për Arsenalin në turin parasezonal në ShBA, teksa mbeti i lënduar në stërvitje, transmeton lajmi.net. Raportimet e para thonë se dyshohet për një problem muskulor, anipse ende nuk dihet saktë se cili është shqetësimi i lojtarit. Japonezi po…
Sport
Takehiro Tomiyasu është lënduar sërish dhe do ta humbasë fillimin e sezonit.
Lojtari së fundi ishte grumbulluar për Arsenalin në turin parasezonal në ShBA, teksa mbeti i lënduar në stërvitje, transmeton lajmi.net.
Raportimet e para thonë se dyshohet për një problem muskulor, anipse ende nuk dihet saktë se cili është shqetësimi i lojtarit.
Japonezi po ka telashe me lëndime që prej ardhjes së tij në Arsenal.
Pos tij, të lënduar për ndeshjen hapëse të Premier League janë Kieran Tierney dhe Ben White. /Lajmi.net/