Të Infektuar: 103.124

Të Shëruar: 89.648

Të Vdekur: 2.110

Lëndohet rëndë një person në vendin e punës në Fushë Kosovë, arrestohet pronari dhe mbikëqyrësi i kompanisë

12:12 | 27 Shkurt 2021

Një punëtor është lënduar aksidentalisht në vendin e tij të punës në fshatin Bresje të Fushë Kosovës dhe është dërguar në QKUK.

Sipas mjekut, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Policia e Kosovës ka arrestuar pronarin dhe mbikëqyrësin e firmës.

Fsh. Bresje, Fushë Kosovë 26.02.2021 – 12:40. Viktima mashkull  kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që aksidentalisht ishte lënduar në vendin e tij të punës. Viktima është dërgua në QKUK dhe sipas mjekut, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Është arrestuar pronari dhe mbikëqyrësi i firmës të dyshuarit meshkuj  kosovar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë. /Lajmi.net/