IKD: Nuk marrim pjesë në konsultime formale për Projektligjin për Byronë

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ndaj mënyrës se si Komisioni për Legjislacion ka thirrur dëgjimin publik për Projektligjin e Byrosë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Ky institut ka vlerësuar se dëgjimi publik për projektligjin është thirrur në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit. Sipas IKD-së, ftesa është publikuar më pak se 24…

Lajme

22/04/2026 12:29

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ndaj mënyrës se si Komisioni për Legjislacion ka thirrur dëgjimin publik për Projektligjin e Byrosë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ky institut ka vlerësuar se dëgjimi publik për projektligjin është thirrur në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit.

Sipas IKD-së, ftesa është publikuar më pak se 24 orë para takimit, ndonëse procedura e rregullt kërkon të paktën pesë ditë afat.

Kjo organizatë ka thënë se qasja e tillë e bën konsultimin vetëm formal, duke cenuar besueshmërinë e procesit për një projektligj që tashmë është rrëzuar dy herë nga Gjykata Kushtetuese.

“Për këto arsye, IKD-ja nuk do të marrë pjesë në këtë dëgjim publik, pasi pjesëmarrja do të nënkuptonte validim të një procesi të përshpejtuar dhe joadekuat”, thuhet në reagimin e IKD-së.