Deklarata skandaloze e Fatos Gecit, flet Kurti: Ne jemi të bindur për drejtësinë e luftës çlirimtare dhe pafajësinë e krerëve të UÇK-së në Hagë
Deputeti i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Fatos Geci ka dhënë një deklaratë skandaloze dje në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës që është mbajtur për çmimin e rrymës. Ai derisa ka përmendur dënimin me burgim të përjetshëm për Naim Murselin për vrasjen e bashkëshortes së tij ,Liridona Ademajt ka kërkuar që fati i njëjtë…
Lajme
Deputeti i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Fatos Geci ka dhënë një deklaratë skandaloze dje në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës që është mbajtur për çmimin e rrymës.
Ai derisa ka përmendur dënimin me burgim të përjetshëm për Naim Murselin për vrasjen e bashkëshortes së tij ,Liridona Ademajt ka kërkuar që fati i njëjtë ta përcjell Hashim Thaçin në Hagë.
“Sot dua të përshëndes vendimin e Gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit. Dhe ju që shpresoni se lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat”, ka thënë Geci.
Në lidhje me këtë deklaratë të Gecit, sot është pyetur kryeministri i Kosovës Albin Kurti në përurimin e Klinikës së Kardiologjisë në QKUK/
Ai ka thënë se nga deklarata e Gecit është distancuar menjëherë dje shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, arbërie Nagavci ndërsqa qëndrimi i VV-së sipas tij për Gjykatën Speciale mbetet i njëjtë.
“Distancimi ka ndodh nga kryetarja e grupit parlamentar të VV-së. Ju e dini qëndrimin tonë sa i përket Gjykatës Speciale e cila është një Gjykatë jonormale dhe jo transparente. Ne jemi të bindur për drejtësinëe luftës çlirimtare të popullit të Kosovës si dhe në pafajësinë e katër krerëve që po mbahen padrejtësisht në Hagë”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu i ka tërhequr vërejtjen edhe dje Gecit për gjuhën dhe komentin e tij.
“Në anën tjetër, ju ishit dëshmitarë që kryetarja e Kuvendit që njëkohësisht është edhe u.d e Presidentes, Albulena Haxhiu i tërhoqi vërejtjen edhe për shkak të gjuhës edhe për shkak të komentit që bëri”, ka shtuar Kurti. /Lajmi.net/