Lëndohet Mendy, jashtë për një kohë të konsiderueshme

Kur kemi hyrë në muajin shkurt, kjo gjë nënkupton rikthimin e garës më prestigjioze evropiane, respektivisht Ligës së Kampionëve. Njëra nga përballjet më interesante do të jetë ajo mes Real Madridit dhe Liverpoolit, e cila zhvillohet më datën 26 të këtij muaji, transmeton lajmi.net. Ndërkaq, kur jemi edhe më shumë se tri javë deri te…

Sport

02/02/2023 17:41

Kur kemi hyrë në muajin shkurt, kjo gjë nënkupton rikthimin e garës më prestigjioze evropiane, respektivisht Ligës së Kampionëve.

Njëra nga përballjet më interesante do të jetë ajo mes Real Madridit dhe Liverpoolit, e cila zhvillohet më datën 26 të këtij muaji, transmeton lajmi.net.

Ndërkaq, kur jemi edhe më shumë se tri javë deri te ky duel, Real Madridi ka marrë një lajm jo të mirë i cili do ta brengos trajnerin, Carlo Ancelotti.

Bëhet e ditur se Ferland Meny po vuan nga një lëndim në muskul në këmbën e majtë dhe po përballet me një kohë të konsiderueshme jashtë fushave.

Kjo gjë nënkupton se mbrojtësi i krahut mund t’i humbasë dy ndeshjet kundër Liverpoolit./Lajmi.net/