Lëndohet Lionel Messi – rrezikon ta humb sezonin
Lionel Messi ka pësuar një lëndim.
Sport
Ylli argjentinas i skuadrës së Paris Saint-Germain, Lionel Messi do të mungojë në ndeshjen e nesërme të skuadrës së tij.
Raportime nga Franca bëjnë të ditur se Messi ka pësuar një lëndim në tendonin e majtë, transmeton lajmi.net.
Lojtari do t’i nënshtrohet disa ekzaminimeve gjatë 48 orëve të ardhshme.
Mbetet të shihet se sa serioz do të jetë lëndimi i Messi dhe nëse ai do të jetë gati të kthehet përsëri deri në fund të sezonit. /Lajmi.net/