Lëndimi i këmbës, përplasja me një qytetar, ardhja e policisë – Minutat e fundit të Agon Zejnullahut para se të vdiste

Pamje të publikuara së fundmi nga Televizioni Dukagjini, zbulojnë momentet që i paraprinë vdekjes së 30-vjeçarit Agon Zejnullahu më 7 korrik në Lipjan. Videoja nis rreth 15 minuta përpara arrestimit fatal, dhe dokumenton në mënyrë të qartë sjelljen e zyrtarëve policorë në raport me të ndjerin. Vëllai i Agonit, Albani, ka thënë për Dukagjinin se…

Lajme

08/07/2025 17:56

Pamje të publikuara së fundmi nga Televizioni Dukagjini, zbulojnë momentet që i paraprinë vdekjes së 30-vjeçarit Agon Zejnullahu më 7 korrik në Lipjan.

Videoja nis rreth 15 minuta përpara arrestimit fatal, dhe dokumenton në mënyrë të qartë sjelljen e zyrtarëve policorë në raport me të ndjerin.

Vëllai i Agonit, Albani, ka thënë për Dukagjinin se fillimisht familja nuk është njoftuar me asnjë raport zyrtar dhe se rasti është tentuar të prezantohet në një mënyrë që nuk përputhet me realitetin.

“Vetëm pasi pamjet u publikuan nga njerëz të vullnetit të mirë dhe mediat, u bë e qartë se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Ajo nuk është forcë e tepruar, është dhunë çnjerëzore ndaj një qytetari që duhej trajtuar ndryshe…,” ka deklaruar ai.

Për pasojë, Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar pesë zyrtarë policorë të përfshirë në këtë rast, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të zbardhur plotësisht rrethanat e vdekjes së Zejnullahut.

Videon e plotë e cila nis rreth 15 minuta para arrestimit të Agon Zejnullahut dhe dokumenton ndërhyrjen policore, mund ta shihni në linkun më poshtë: