Lëndimi i Ibrahimovic – cila është situata e lojtarit?

Zlatan Ibrahimovic ka pësuar mbrëmë një lëndim në ndeshjen kundër Juventus.

Sport

24/01/2022 14:01

Ylli suedez u obligua të linte fushën e blertë pas vetëm 28’ minutave lojë në derbi, si pasojë e një lëndimi.

Skuadra e Milan akoma nuk i ka bërë testet e nevojshme lojtarit, dhe nuk dihet shumë për gjendjen e tij, përcjell lajmi.net.

Sipas Sky Sport Italia, Zlatan Ibrahimovic do t’iu nënshtrohet testeve MRI gjatë ditës së mërkurë, për të përcaktuar saktë gjendjen e tij.

Dëmtimi i lojtarit u pësua në atë që njihet si Tetiva e Akilit.

Mbetet të shihet se cila do të jetë diagnoza e saktë dhe sa kohë do të mungojë Ibra pas këtij lëndimi. /Lajmi.net/