Lëndim muskulor, Berat Gjimshiti humb ndeshjen me Poloninë

Mbrojtësi i Atalanta-s, Berat Gjimshiti duket se e ka humbur ndeshjen e tij me Shqipërinë kundër Kombëtares së Polonisë. “Kuqezinjtë” gjatë muajit mars do ta zhvillojnë ndeshjen e parë në fazën para-kualifikuese për EURO2024, dhe si kundërshtar do të jenë polakët, shkruan Lajmi.net Mbrojtësi i klubit nga Serie A, pësoi një lëndim gjatë ndeshjes në…

Sport

14/03/2023 18:18

Mbrojtësi i Atalanta-s, Berat Gjimshiti duket se e ka humbur ndeshjen e tij me Shqipërinë kundër Kombëtares së Polonisë.

“Kuqezinjtë” gjatë muajit mars do ta zhvillojnë ndeshjen e parë në fazën para-kualifikuese për EURO2024, dhe si kundërshtar do të jenë polakët, shkruan Lajmi.net

Mbrojtësi i klubit nga Serie A, pësoi një lëndim gjatë ndeshjes në kampionat dhe duket se do t’i mungojë trajnerit Sylvinho për ndeshjen e tij të parë debutuese.

Mësohet se lëndimi i tij muskulor do ta lë atë jashtë fushave më shumë se 2 javë./Lajmi.net/