Leipzig prezanton transferimin më të shtrenjtë në histori

Klubi i Leipzigut ka prezantuar sot Lois Opendan si lojtarin më të ri të skuadrës. Gjermanët arritën akordin me francezët e Lensit për shumën 43 milionë euro + 6 të tjera në formë bonusesh. Me goleadorin belg që shndërrohet në investimin më të shtrenjtë në historinë e Leipzigut. 23-vjeçari nga Liezhi (9 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren belge)…

Sport

14/07/2023 17:42

Klubi i Leipzigut ka prezantuar sot Lois Opendan si lojtarin më të ri të skuadrës. Gjermanët arritën akordin me francezët e Lensit për shumën 43 milionë euro + 6 të tjera në formë bonusesh.

Me goleadorin belg që shndërrohet në investimin më të shtrenjtë në historinë e Leipzigut. 23-vjeçari nga Liezhi (9 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren belge) ka firmosur një kontratë 5-vjeçare.

Leipzigu ka një stil loje të përcaktuar qartë dhe të orientuar drejt sulmit, që më përshtatet në mënyrë të përkryer mua si sulmues”, deklaroi Openda.

Në sezonin e fundit, që korrespondoi me aventurën e tij të parë në Ligue 1, ai realizoi 21 gola në kampionat. Duke ndihmuar Lensin të shpallej nënkampion dhe të rikthehej pas shumë vitesh në Champions.

Tani do të provojë vetën në Bundesligën gjermane, ndërkohë që do të jetë pjesë e grupeve të Championsit me Leipzigun, skuadër ku do të luajë në pesë sezonet e ardhshme.

Biznes fantastik edhe për nënkampionët e Francës, pasi drejtuesit e Lensit e siguruan shërbimet e tij gjatë verës së vitit të kaluar për vetëm 12 milionë euro.