Leipzig mposhti me rezultat të thellë Borussia Dortmund

RB Leipzig ka mposhtur Borussia Dortmund në ndeshjen e xhiros së 28-të në Bundesligë.

Sport

02/04/2022 20:29

Borussia Dortmund ka pësuar disfatë të thellë 4:1 ndaj Leipzig.

Dortmundi pësoi humbje ndaj Leipzigut, kështu duke mbetur prapa në luftën për titull të Bundesligës.

Në minutën e 21` të ndeshjes shënoi Laimer, vetëm nëntë minuta më pas i njejti dyfishoi epërsinë e Leipzig.

Pjesa e parë u mbyll me fitore 2:0 të Leipzig, ndaj Dortmundit, shkruan lajmi.net.

Pjesa e dytë më mirë filloi përsëri për ekipin e Domenico Tedesco, pasi në minutën e 58` shënuan për 3:0.

Dortmund arriti të shënojë me anë të Malen, në minutën e 84` të ndeshjes.

Dani Olmo shënoi golin përfundimtar, në minutën e 86` për rezultatin final 1:4.

Pas kësaj disfate Borussia Dortmund vazhdon edhe më tej në vendin e dytë me 57 pikë, ndërsa Leipzig në vendin e katërt me 48 pikë./Lajmi.net/