Leicester – Arsenal, formacionet zyrtare
Me këtë duel nis xhiroja e 10-të e Premier Ligës.
Sport
Leicester City takohet me Arsenalin sot nga ora 13:30, shkruan lajmi.net.
Leicesteri momentalisht zë vendin e nëntë me 14 pikë, aq sa ka edhe Arsenali në pozitën e 10-të.
Të dyja skuadrat janë duke kaluar formë të mirë në ndeshjet e fundit pas startit të dobët, andaj do të synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive.
Formacioni i Leicesterit: Schmeichel, Castagne, Amartey, Evans, Soyuncu, Thomas, Tielemans, Soumare, Maddison, Iheanacho, Vardy
Formacioni i Arsenalit: Ramsdale, Tomiyasu, White, Gabriel, Tavares, Partey, Lokonga, Saka, Rowe, Aubameyang, Lacazete /Lajmi.net/