Lehtësohet procesi i aplikimit për lejeqëndrim në Kosovë, tani aplikohet online përmes e-Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se nga sot aplikimet për herë të parë për lejeqëndrim në Republikën e Kosovës mund të realizohen online, përmes platformës shtetërore e-Kosova. Sipas Sveçlës, ky shërbim i ri synon të lehtësojë procedurat administrative për shtetasit e huaj që aplikojnë për lejeqëndrim në Kosovë, duke mundësuar qasje…

Lajme

18/11/2026 12:31

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se nga sot aplikimet për herë të parë për lejeqëndrim në Republikën e Kosovës mund të realizohen online, përmes platformës shtetërore e-Kosova.

Sipas Sveçlës, ky shërbim i ri synon të lehtësojë procedurat administrative për shtetasit e huaj që aplikojnë për lejeqëndrim në Kosovë, duke mundësuar qasje më të shpejtë dhe më efikase në shërbimet institucionale.

Ministri ka bërë të ditur se aplikimi online do të mund të realizohet vetëm nga brenda territorit të Republikës së Kosovës, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Sveçla ka theksuar se digjitalizimi i shërbimeve publike është pjesë e reformave që synojnë modernizimin e administratës dhe lehtësimin e qasjes së qytetarëve në shërbimet institucionale. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: