Legjenda italiane ia propozon Milanit t’i transferojë këta dy futbollistë
Legjenda e Italisë Fulvio Collovati beson se Milani duhet të nënshkruajë me Nikola Milenkovic ose Luiz Felipe për të zëvendësuar Simon Kjaer dhe Luka Jovic të Real Madridit në sulm.

Sport
Pas lëndimit në gju të Kjaer, kuqezinjtë janë në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri.
Danezi do të qëndrojë jashtë fushës për të paktën gjashtë muaj. Prandaj, drejtuesit e Serisë A duhet të nënshkruajnë me një qendërmbrojtës të ri në afatin kalimtar të dimrit.
Shumë qendërmbrojtës janë lidhur me një lëvizje në San Siro, duke përfshirë Antonio Rudiger të Chelseat, Andreas Christensen dhe Malang Sarr.
Nikola Milenkoviç i Fiorentinës raportohet se është gjithashtu në radarët e kuqezinjve, por edhe Tottenhami është i interesuar të sigurojë shërbimet e lojtarit.
“Milenkovic ose Luiz Felipe do të ishin nënshkrime të mira në mbrojtje dhe Jovic në front,” tha Collovati për ‘La Gazzetta dello Sport’, cituar nga ‘Milannews’.
“Vlera e Joviçit nuk mund të vihet në dyshim, por ata duhet ta menaxhojnë atë sepse ai nuk është një lojtar i panjohur.
“Ai mund të ketë një sulmues përpara tij, por jo dy. Megjithatë, Ibrahimovic ka dëshmuar se nuk është i përjetshëm dhe e njëjta gjë është e vërtetë edhe për Giroud”, ka vazhduar ish-mbrojtësi i Interit.
“Për klubin, do të ishte një sakrificë e rëndësishme financiare, por Milani do të luftojë deri në fund [për titullin] dhe forcimi i skuadrës duke menduar për të ardhmen do të ishte një lëvizje e mirë.”
Jovic ishte lidhur me një lëvizje te Milani një vit më parë, por sipas raportimeve në Gjermani, ai vendosi të kthehej në Eintracht Frankfurt sepse mendonte se nuk do të kishte kohë të mjaftueshme për të luajtur me Zlatan Ibrahimovic në ekip.
Këtë sezon, ndërkombëtari serb ka shënuar një gol në 10 paraqitje me Real Madridin e Carlo Ancelottit dhe pritet të largohet nga Santiago Bernabeu në janar.
Kontrata e tij me Real Madrid skadon në qershor 2025.
Nga ana tjetër, marrëveshja e Milenkoviçit me Fiorentinën përfundon në qershor 2023 dhe Tottenhami i Antonio Contes thuhet se dëshiron ta nënshkruajë atë për të zëvendësuar të dëmtuarin Cristian Romero. /Lajmi.net/