Legjenda e Arsenal afër të marrë drejtimin e skuadrës angleze

Ish ylli i Arsenal, Sol Campbell është afër që të marrë nën menaxhim skuadrën e Ligës së Dytë në Angli, Macclesfield Town.

Sport

23/11/2018 17:47

Sipas BBC, Campbell është në bisedime me skuadrën e cila aktualisht pozicionohet në vendin e fundit në ligë, me vetëm një fitore pas 18 ndeshjeve, transmeton lajmi.net.

Ish mbrojtësi i Arsenal nuk ka qenë ndonjëherë më parë në pozitën e trajnerit, mirëpo ishte i përfshirë me Anglinë U-21.

Ai më herët ka qenë i lidhur edhe zërat që e dërgonin drejt Grimsby Town apo Oxford United. /Lajmi.net/