Leeds United mbyll stadiumin ‘Elland Road’ për shkak të kërcënimit të sigurisë
Leeds United është detyruar të mbyllë stadiumin e tyre ‘Elland Road’ pasi është alarmuar për një kërcënim sigurie. Të premten në mëngjes, Policia e West Yorkshire njoftoi Leeds United se një kërcënim ishte bërë kundër klubit. Sipas ‘The Athletic’, oficerët e policisë tani po kryejnë inspektime rreth rrugës Elland pas një kërcënimi të bërë në…

Sport
Leeds United është detyruar të mbyllë stadiumin e tyre ‘Elland Road’ pasi është alarmuar për një kërcënim sigurie.
Të premten në mëngjes, Policia e West Yorkshire njoftoi Leeds United se një kërcënim ishte bërë kundër klubit.
Sipas ‘The Athletic’, oficerët e policisë tani po kryejnë inspektime rreth rrugës Elland pas një kërcënimi të bërë në mediat sociale, transmeton lajmi.net.
Edhe pse aktualisht është pushimi ndërkombëtar dhe ‘Elland Road’ është më e qetë se zakonisht, Leedsit iu desh të merrte masa drastike kur u njoftua nga autoritetet.
Klubi ka lëshuar deklaratën e mëposhtme:
“Zyrat e Leeds United, biletat, zyrat e Fondacionit dhe dyqani i klubit në Elland Road do të jenë të mbyllura deri në njoftimin e mëtejshëm me këshillën e policisë.
Kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim dhe do të informojmë publikun kur të rifillojë shërbimi normal”.
Kjo nuk është hera e parë këtë sezon që një klub i Premier Liga është alarmuar për rreziqet e sigurisë nga policia./Lajmi.net/