Lecce befason Milanin

Ka përfunduar ndeshja Lecce – Milan. Lecce dhe Milan janë ndarë baras, 2:2, shkruan lajmi.net. Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez i cili shënoi autogol në portën e tij për ta kaluar Leccen në epërsi prej 1:0 qysh në minutën e 3’. Ndërkaq, golin e dytë të ndeshjes e shënoi…

Sport

14/01/2023 19:54

Ka përfunduar ndeshja Lecce – Milan.

Lecce dhe Milan janë ndarë baras, 2:2, shkruan lajmi.net.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez i cili shënoi autogol në portën e tij për ta kaluar Leccen në epërsi prej 1:0 qysh në minutën e 3’.

Ndërkaq, golin e dytë të ndeshjes e shënoi Federico Baschirotto, i cili thelloi epërsinë në 2:0 në minutën e 23’.

Pjesa e parë, 2:0 në favor të Lecces.

Në pjesën e dytë ‘Rossoneri’ arritën të këndellen dhe barazuan shifrat.

Skuadra e Milanit e ka gjetën golin e parë të ndeshjes kundër Lecces.

Ata kanë arritur ta ngushtojë epërsinë në 2:1, përmes golit të shënuar nga Rafael Leao.

Portugezi shënoi në minutën e 58’.

Kampioni në fuqi arritën ta barazojë rezultatin në 2:2, falë golit të Davide Calabrias, në minutën e 71’.

Pas këtij barazimi ekipi i Stefano Piolit pozicionohen në vendin e dytë me 38 pikë.

Kurse, Lecce ndodhen në vendin e 12 me 20 pikë./Lajmi.net/