Leao paralajmëron rinovimin me Milan me një mesazh “të koduar”

Rafael Leao po jep sinjale se është afër rinovimi të kontratës me skuadrën e Milan. Tash e disa kohë, Milan janë fokusuar në rinovimin e kontratës së Rafael Leao, lojtarit më të mirë në Serie A për sezonin e kaluar. Për merkaton e Milanit, vëmendja më e madhe do të jetë pikërisht te ky nënshkrim.…

Sport

05/12/2022 18:31

Rafael Leao po jep sinjale se është afër rinovimi të kontratës me skuadrën e Milan.

Tash e disa kohë, Milan janë fokusuar në rinovimin e kontratës së Rafael Leao, lojtarit më të mirë në Serie A për sezonin e kaluar.

Për merkaton e Milanit, vëmendja më e madhe do të jetë pikërisht te ky nënshkrim. Dhe bazuar në postimin e fundit të Leao në ‘Twitter’, gjasat janë të mëdha për rinovim, përcjell lajmi.net.

“Do të vijnë më shumë”, shkruan Leao, duke shpërndarë një video të publikuar nga faqja zyrtare e Milan, me një përmbledhje golash e momentesh të bukura të Leao me fanellën ‘Rossoneri’.

Leao aktualisht është në Katar, ku luan me Portugalinë, në kuadër të Kupës së Botës.

Gjithçka për të ardhmen e tij do të përcaktohet pas aventurës së tij në Botërorin 2022. /Lajmi.net/