Leao nuk dëshiron të qëndrojë te Milan përtej vitit 2024 – Chelsea, City e Reali ‘fërkojnë duart’

Rinovimi i Rafael Leao me skuadrën e Milan nuk do të shkojë sipas planeve të ‘Rossoneri’. Ylli portugez, Rafael Leao po vazhdon paraqitjet e mira dhe formën e lartë e dëshmoi edhe në Kampionatin Botëror 2022. Anësori i Milan po shkon drejt fundit të kontratës së tij dhe skuadra po punon për një kontratë afatgjate,…

Sport

12/12/2022 21:40

Rinovimi i Rafael Leao me skuadrën e Milan nuk do të shkojë sipas planeve të ‘Rossoneri’.

Ylli portugez, Rafael Leao po vazhdon paraqitjet e mira dhe formën e lartë e dëshmoi edhe në Kampionatin Botëror 2022.

Anësori i Milan po shkon drejt fundit të kontratës së tij dhe skuadra po punon për një kontratë afatgjate, por, lojtari duket të ketë plane të tjera.

Sipas raportimeve të Florian Plettenberg, në këtë fazë, Leao nuk dëshiron të vazhdojë përtej vitit 2024, përcjell lajmi.net.

Lojtari më i mirë i sezonit të kaluar në Serie A nuk është i bindur nga oferta që i ka bërë Milani.

Manchester City, Chelsea e Real Madrid tashmë do të bëhen gati për të lëvizur drejt Leao.

Chelsea zhvilloi disa negociata për lojtarin në Katar. Milan ka refuzuar 70 milionë euro të ‘Bluve’ për portugezin.

Klauzola e Leao vlen 150 milionë euro. Vetëm për këtë shumë, Milan do të hiqnin dorë nga kartoni i anësorit të tyre. /Lajmi.net/