Leao: Eksperiencë në ligën e re? Po, në të ardhmen
Ylli i Milanit, Rafael Leao ka folur në lidhje me të ardhmen e tij. Leao ka kontratë me ‘Rossoneri’ deri në vitin 2024 dhe rinovimi ende nuk po ndodhë. Së fundmi portugezi dha një intervistë ku tha se do donte të përjetonte një ligë të re në të ardhmen “Eksperiencë në ligën e re? Po,…

Sport
Ylli i Milanit, Rafael Leao ka folur në lidhje me të ardhmen e tij.
Leao ka kontratë me ‘Rossoneri’ deri në vitin 2024 dhe rinovimi ende nuk po ndodhë.
Së fundmi portugezi dha një intervistë ku tha se do donte të përjetonte një ligë të re në të ardhmen
“Eksperiencë në ligën e re? Po, në të ardhmen… por tani jam 100% i fokusuar te AC Milan – është një klub më i mirë dhe unë jam nën kontratë atje. Edhe mua më pëlqen qyteti”, u shpreh ai.
Tutje ai tregoi që përcjell ndeshje të tjera dhe se ka një simpati për Arsenalin.
“Unë shikoj shumë ndeshje. Këtë vit, më pëlqen Arsenali – ata po luajnë shumë mirë”.
Kujtojmë që së fundmi po përflitet që drejtuesit e klubit dhe të lojtarit janë shumë pran të arrijnë të akordohen për marrëveshje të re./Lajmi.net/