Leao drejt Chelsea? S’ka pazar me Milanin pa 150 milionë euro
Orëve të fundit ka filluar të raportohet për një kalim të mundshëm të Rafael Leao te Chelsea. Ylli portugez është aktualisht pjesë e rëndësishme e Milan, por nuk ka një marrëveshje rinovimi me ta. Chelsea ka nisur negociatat me lojtarin gjatë vikendit dhe thuhet se anësori preferon kalimin në Londër. Megjithatë, marrëveshja me Milan nuk…

Sport
Orëve të fundit ka filluar të raportohet për një kalim të mundshëm të Rafael Leao te Chelsea.
Ylli portugez është aktualisht pjesë e rëndësishme e Milan, por nuk ka një marrëveshje rinovimi me ta. Chelsea ka nisur negociatat me lojtarin gjatë vikendit dhe thuhet se anësori preferon kalimin në Londër.
Megjithatë, marrëveshja me Milan nuk është afër dhe me gjasë nuk do të jetë e lehtë.
Matteo Moretto raporton se Milan nuk do të lëshojnë kartonin e Rafael Leao, pa pranuar së paku 150 milionë euro, përcjell lajmi.net.
Raportimet në Angli në anën tjetër thonë se Chelsea mund të bëjë një ofertë që përfshinë edhe një apo më shumë lojtarë.
Mbetet të shihet nëse do të ketë një marrëveshje mes Chelsea dhe Milan në dy javët e fundit të merkatos. /Lajmi.net/