League One dhe Two përfundojnë sezonin, s’ka promovim për Sunderland

League One dhe League Two, që njihen si niveli i tretë dhe i katërt i futbollit në Angli, kanë përfunduar sezonin.

Sport

09/06/2020 17:57

Në këto dy liga, është vendosur që renditja të përcaktohet në bazë të pikëve të fituara për ndeshje.

Nga League One në Championship, si kampion do të promovohet Conventry City, ndërsa Rotheram nga vendi i dytë.

Sunderland, një skuadër e njohur angleze,  me këtë sistem të përfundimit të kampionatit, ka mbetur edhe një sezon në League One.

Ndërsa nga League Two në League One do të promovohen Swidon, Crewe dhe Playmouth./Lajmi.net/