LDK sot vendos për kandidatin që synon kreun e Prishtinës, kush do jetë?

Sot mblidhen degët e LDK-së në Prishtinë për të vendosur për kandidatin e kësaj partie për kryetarë të Prishtinës.

Lajme

15/08/2017 13:34

Deri më tash ka pasur disa emra që janë përfolur për kandidatë për kryetarët të kryeqytetit mirëpo, ende nuk ka asgjë konkrete. Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiur, Petrit Gashi, Ismet Beqiri, Arban Abrashi janë disa emra që janë përmendur për të garuar për kreun e Prishtinës, e sot si duket i ka ardhur fundi kësaj pune dhe përfundimisht të dihet emri i LDK-së për Prishtinë.

Sipas burimeve të lajmi.net brenda LDK-së, emri më i përfolur deri tash mbetet Ismet Beqiri mirëpo ,asgjë nuk ka konkrete në këtë aspekt, “sot vendosin degët e partisë se kush është personi i duhur”.

LDK synon një emër të fortë për të mposhtur kryetarin aktual, i cili edhe do të rikandidojë për Prishtinë, Shpend Ahmeti.

Ahmeti është deklaruar se nuk sheh asnjë kundërkandidatë që mund ta mposhtë në Prishtinë, e gjithë kjo do të shihet pas 22 tetorit kur edhe është paraparë të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë. /Lajmi.net/