LDK-së i bashkohet edhe djali i heroit Sali Çekaj, Abdixhiku: Do ta propozoj si kandidat tonin për deputet nga mërgata

Së fundmi Lidhjes Demokratike të Kosovës i është bashkuar edhe i biri i heroit Sali Çekaj, Hysen Çekaj. Lajmin të ditur e bëri i pari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook. Abdixhiku ndër të tjera tha se do ta propozojë Çekajn si kandidat për deputetë nga mërgata…

Lajme

20/09/2024 13:36

Së fundmi Lidhjes Demokratike të Kosovës i është bashkuar edhe i biri i heroit Sali Çekaj, Hysen Çekaj.

Lajmin të ditur e bëri i pari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook.

Abdixhiku ndër të tjera tha se do ta propozojë Çekajn si kandidat për deputetë nga mërgata nga LDK.

“Hysen Çekajn do ta propozoj si kandidat tonin për deputet nga mërgata, përkatësisht nga dega jonë në Gjermani. Si kandidat i mërgatës, ai vazhdon rrugëtimin politik e ideologjik të prindit të tij, heroit Sali Çekaj, në shtëpinë e vetme rugoviste e të demokracisë. E djathta po bashkohet po bëhet një. Në një vend, në një shtëpi, në një rrugëtim”, shkroi ai./Lajmi.net