LDK-ja thërret mbledhje urgjente pas humbjes së thellë

Kryesia e Lidhjes Demokartike të Kosovës do të mbajë mbledhje sot pas humbjes së thellë që pësoi në zgjedhjet e djeshme parlamentare.

Lajme

15/02/2021 13:12

Mbledhja pritet të fillojë pas pak.

Lexo edhe:

Nis revolta ndaj udhëheqjes së LDK-së: Ikni, largohuni

Partia e Isa Mustafës ka shënuar humbjen më të thellë në historinë e saj në zgjedhje. LDK nuk ka fituar në asnjë komunë, ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik.

Kur janë numëruar 99.23% të votave, LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%.Ndërkaq LVV vazhdon të prijë. Aktualisht, LVV numëron 376 mijë e 933 vota, apo 47,88%. Partia e Albin Kurtit ndiqet nga PDK-ja në vend të dytë, e cila aktualisht ka marrë 136 mijë e 681 vota apo 17,36%.

Lexo edhe:

Humbje e thellë e LDK-së, nuk fiton në asnjë komunë