LDK-ja kundër Ligjit për Dhomat e Specializuara: Qëndrimi ynë është i pandryshueshëm

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së thotë se ende nuk ka informacione se kur dhe si do të vazhdohet me trajtimin e pikave të mbetura në Kryesinë e Kuvendit. Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka deklaruar se ende nuk ka informacione se si do të vazhdohet me trajtimin e pikave të…

Lajme

18/11/2026 12:42

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së thotë se ende nuk ka informacione se kur dhe si do të vazhdohet me trajtimin e pikave të mbetura në Kryesinë e Kuvendit.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka deklaruar se ende nuk ka informacione se si do të vazhdohet me trajtimin e pikave të mbetura në Kryesinë e Kuvendit, pas ndërprerjes së punimeve, raporton Ekonomia Online.

Duke folur për Ligjin për Dhomat e Specializuara, ajo ka ritheksuar kundërshtimin e LDK-së ndaj këtij ligji, duke thënë se partia i ka paraqitur disa herë argumentet e saj.

Ajo tha se qëndrimi i LDK-së është i qartë dhe nuk do të ndryshojë, ndërsa kritikoi edhe rrugën e ndjekur për këtë ligj dhe ndikimin që ai mund të ketë në raportet ndërkombëtare.

“Jo, nuk kemi informacion dhe nuk është e qartë. Nuk është sqaruar as nga administrata, as nga Kryesia atë ditë se si do të vazhdohet sa u përket pikave të mbetura. Ne kemi qëndrim tepër të qartë sa i përket ligjit. I kemi argumentet tona që i kemi adresuar disa herë, të cilat kanë të bëjnë edhe me rrugën që po ndiqet, por edhe me përmbajtjen dhe ndikimin ndërkombëtar që mund ta ketë ky ligj. Prandaj, qëndrimi ynë është shumë i qartë dhe i pandryshueshëm”, ka deklaruar ajo.