LDK gati për zgjedhje
Gazmend Muhaxheri thotë se LDK është e gatshme për zgjedhje. Ai tha se partia e tij është pro krijimit të Tribunalit, por me kusht që të jetë në Kosovë. E ligjin për veteranët nuk e votojnë nëse në të nuk janë rekomandimet e propozuara nga LDK.
Lajme
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxhiri thotë se subjekti i tij politik ka deklaruar edhe më herët se përkrahë krijimin e Tribunalit, por me kusht që ai të krijohet në Kosovë.
“Ne e kemi thënë haptas se e mbështesim Tribunalin, por kemi kërkuar që të jetë i vendosur në Kosovë. Besoj që edhe akterët tjerë politik do të jenë të përgjegjshëm karshi detyrimeve që i kanë ndaj vendit dhe të mos i shikojnë interesat e tyre private por të mundësojnë që Kosovës t’i hapet perspektiva evropiane” .
Por, LDK sipas Muhaxherit nuk do të mbështes Ligjin për Veteranët nëse në të nuk bëhen pjesë edhe rekomandimet e tyre.
Gjatë një konference për media, Muhaxheri tha se LDK është e gatshme për zgjedhje.
I pyetur se kush është përgjegjës për krimet e rënda që po ndodhin në Pejë, Kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri tha se përgjegjëse është Ministria e Punëve të Brendshme.
“Besoj se i takon Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Krimeve të Rënda që të merret seriozisht me këtë çështje dhe të zbardhë sa më shpejt akterët e vrasjes së fundit” , tha Muhaxheri, raporton RTK.