Emocionuese: Gjesti takon mësuesen e tij të parë
Këngëtari i njohur Gjesti ka përjetuar një nga momentet më emocionuese, teksa është takuar me mësuesen e tij të parë. Takimi u shpërnda nga profili zyrtar i Gjestit në Instagram, bashkë me mbishkrimin: “Një ndjenjë që s’kam me e harru kurrë”. Gjesti u shfaq i buzëqeshur pranë mësueses së tij, duke dëshmuar respekt dhe mirënjohje…
ShowBiz
Këngëtari i njohur Gjesti ka përjetuar një nga momentet më emocionuese, teksa është takuar me mësuesen e tij të parë.
Takimi u shpërnda nga profili zyrtar i Gjestit në Instagram, bashkë me mbishkrimin: “Një ndjenjë që s’kam me e harru kurrë”.
Gjesti u shfaq i buzëqeshur pranë mësueses së tij, duke dëshmuar respekt dhe mirënjohje për njeriun që e udhëhoqi në hapat e parë të arsimit.
Ajo e priti krahëhapur Gjestin në oborrin e shtëpisë, duke ia rikujtuar se gjithnjë e inkurajonte të këndonte.